Home Sporti Festa e shfre...

Festa e shfrenuar e lojtarëve serbë, provokojnë Kosovën pas ndeshjes

193
0

Serbia arriti të fitonte me përmbysje në Lisbonë ndaj Portugalisë me rezultatin 1-2 dhe duke u kualifikuar direkt për në Botërorin e vitit të ardhshëm në Katar.

Ajo që ra më shumë në sy në këtë ndeshje ishte festa e shfrenuar e lojtarëve serbë teksa pas vërshëllimës finale filluan duke festuar të gjithë së bashku me tre gishta, por edhe me një fanellë me hartën e Serbisë të përfshirë në të edhe Kosovën si pjesë të saj.

Në foto shihet duke pozuar sulmuesi i Fiorentinës, Dusan Vlahoviç së bashku me dy shokë skuadre të tjerë, duke provokuar kështu dhe Kosovën me hartën. UEFA në të tilla raste mund të vendosë që të gjobisë kombëtaren e Serbisë për sjellje politike në fushën e lojës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit