Home Aktualitet Festat e fund...

Festat e fundvitit, ekspertët flasin për çmimet

126
0

Jemi mësuar që me festat e fundvitit, rriten çmimet e produkteve. Por në një kohë që Shqipëria po vuan nga çmimet e larta, do të ketë rritje këtë fundvit? Ekspertët analizojnë se një situatë e tillë nuk është e përhershme dhe trendi rritës pritet që të rikthehet në muajt e parë të vitit për shkak të pasigurive. Ata sugjerojnë që qeveria të ketë nën vëmendje luftën ndaj informalitetit.

Përtej efekteve negative inflacioni i lartë ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet. Ekspertët theksojnë se rritja e të ardhurave në buxhet mund të jetë ndikuar edhe nga procesi i fiskalizimit.

Aktualisht inflacioni në Shqipëri është 8.3% ndërsa Banka e Shqipërisë vlerëson se ai do të kthehet në objektiv në mesin e vitit 2024.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit