Home Aktualitet Festë në burg...

Festë në burgun e të miturve/ 1 Qershori, lot, mall dhe përqafime me familjarët

86
0

23 të mitur po vuajnë dënim me burg në Kavajë.

Ky 1 Qershor u dha mundësi që të ndjejnë fjalët e ngrohta e përqafimet që u kanë munguar nga familjarët.

“Kemi shumë mall, unë kam 12 muaj që s’e kam parë, sot e takova,” thotë një prind.

Prindërit e të miturve të burgosur ndanë historitë e fëmijëve të tyre të dënuar.

“Për punë të një vajze. Është penduar shumë, është dënuar me 3 vite e 2 muaj,” thotë ajo.

“Për ca vjedhje, për letra. S’ka pasur probleme, po ngaqë shoqërohen me mosha të rritura,” thotë një prind.

Fëmijët e dënuar në burgun e Kavajës ,me 1 Qershor patën mundësi të gëzonin për pak çaste edhe pse brenda rrethimit me mure të betonizuara e me tela me gjemba.

Një i mitur i burgosur, ishte ai që moderoi aktivitetin.

Drejtori i burgut të të miturve Kavajë dhe zv ministri i Drejtësisë u shprehën se po bëhet përpjekja maksimale nga ana e tyre për trajtimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri pas fitimit të lirisë.

“Ne jemi sot këtu për të dhënë një mesazh duke organizuar disa aktivitete kulturore, disa aktivitete edhe me të miturit edhe me prindërit e tyre në mënyrë që t’ia lehtësojmë sadopak kohën e qëndrimit këtu.”

“Le të shpresojmë që gjërat në ditët e ardhshme të përmirësohen, që të miturit të ndihen siç kanë qenë dhe më parë, të jenë të lirshëm, të jenë të natyrshëm në veprimet e tyre.”

/Ora News

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit