Home POLITIKE Fier, del jas...

Fier, del jashtë kontrollit zjarri në pyllin me pisha e dushk në Peshtan

52
0

Ka dalë jashtë kontrollit përhapja e zjarrit në pyllin me pisha e dushk në fshatin Peshtan. Flakët të favorizuara edhe nga era kanë kaluar në anën tjetër të rrugës, për t’u përhapur drejt zonës së pyllëzuar në Kraps.

Mjetet zjarrfikëse janë përhapur në një perimetër më të gjerë për të punuar, teksa tentojnë të izolojnë dhe shuajnë zjarrin që duket mision i pamundur me temperaturat e larta dhe erën që fryn.

Rreth 25 hektarë sipërfaqe me pisha, dushk, shkurre dhe ullishte janë shkrumbuar si pasojë e zjarrit tre ditor në zonën e Peshtanit në Fier.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit