Home Aktualitet Fier, zjarri ...

Fier, zjarri shkrumbon rreth 15 hektarë me pisha dhe dushqe

17
0

Rreth 15 hektarë me pisha, dushk e shkurre, është sipërfaqja e dëmtuar deri tani nga zjarri masiv, i cili përfshiu mesditën e sotme zonën e Peshtanit në Fier. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve nuk është bërë ende i mundur neutralizimi i tyre. Terreni i vështirë ka vështirësuar së tepërmi mbajtjen nën kontroll të flakëve, në ndihmë të zjarrfikësve ka mbërritur edhe një helikopter. Ende një sipërfaqe e konsiderueshme vijon të jetë nën pushtetin e flakëve ndërkohë që vetëm helikopteri ende vijon të jetë në zonë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit