Home Aktualitet Firmat për sh...

Firmat për shkarkimin e Alibeajt, Çollaku: Komplot për rrëzuar dikë, s’i shërben bashkimit

250
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i cili është në grupin e Alibeajt, thotë se lajmin për mbledhjen e firmave për shkarkimin e kreut të grupit parlamentar në PD Enkelejd Alibeaj, e ka marrë vesh në media! Për të nëse është vullneti për bashkim, duhet që të mblidhen të gjithë bashkë dhe ta diskutojnë.

”Çdo njeri ka ambicien për atë pozicion. Çështja që më ka lënë shije të keqe është se kjo lojë pushteti nuk mund të shitet me alibinë se po punojmë për të bashkuar grupin. Grupi i PD-së është i ndarë. E mora vesh se po ndodh kjo histori firmash vetëm në media. Ju duket nismë për të bashkuar grupin e PD-së? Është një ambicie mbase për të rrëzuar dikë, është në lojën e vet si përket kauzës së bashkimit të grupit parlamentar të PD-së. Nëse është për bashkim duhet të mblidhemi të gjithë bashkë. Ngjan më shumë si komplot sesa përpjekje për ta bashkuar dhe pikërisht përdor këtë për ta bashkuar”,-tha në ”Report Tv”.

Kurse për tërheqjen në Apel për bashkimin e dy statuteve të PD-së nga grupi i Alibeajt, deputeti Çollaku tha se në thelb politik nuk ka asnjë tërheqje. Për të ka vetëm përpjekje për të përshpejtuar procesin dhe për të mos krijuar pengesa procedurale për ndarjen e vërtetë të ligjshmërisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit