Home KRYESORE Firmoset marr...

Firmoset marrëveshja, Erion Veliaj: Në 2024, ambicia jonë që Tirana të jetë me 24 orë ujë

208
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, firmosën një marrëveshje bashkëpunimi me Presidenten e Bankës Europiane të Investimeve, për furnizimin e Tiranës me 24 orë ujë, e cila do t’u shërbejë rreth një milion banorëve.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj tha se 6 vjet më parë Tirana ishte me 6 orë ujë dhe tani është me 17-18 orë ujë, madje disa zona kanë furnizim me 24 orë ujë.

Jemi ende larg ambicies sonë për Tiranën 24 orë ujë, por ky është plani ynë për vitin 2024. Sot firmosim kredinë më të madhe në historinë e ujësjellësit të Tiranës, si një mënyrë për ta çuar në marshin e pestë kalendarin tonë të investimeve. Në 2-3 vitet e ardhshme ne parashikojmë të hapim një kantier që të shtrojmë 45km tubacione në Tiranë, si dhe të sigurojmë një unazë presioni, e cila na jep mundësinë të furnizojmë të gjitha njësitë me të njëjtën sasi uji, edhe në lagjet më fundore të Tiranës, sidomos lagjet e reja dhe zonat e veçanta si “Astiri”, “Fresku” dhe “Liqeni i Thatë”, shpjegoi Veliaj.

Zëvendëspresidentja e Bankës Europiane për Investim, Lilyana Pavlova, e cilësoi Bashkinë e Tiranës një partner të shkëlqyer, me të cilën po punon për zhvillimin e shumë projekteve të rëndësishme, që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit