Home Aktualitet Firmoset marr...

Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali, porti i Shëngjinit pritës: 36 mijë persona mund të strehohen…

53
0

Porti i Shëngjinit do të jetë pikë pritëse për emigrantët e paligjshëm që kërkojnë të futen në Itali. Lajmin e dha kryeministrja Giorgia Meloni gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me homologun shqiptar, Edi Rama.

“Shqipëria do t’i japë Italisë mbështetje duke e lejuar të përdorë disa zona, ndërsa Italia do të kryejë procesin e seleksionimit. Refugjatët që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore mes atyre që kanë të drejtë dhe jo të përfitojnë azil”.

Sipas Melonit, deri në 36 mijë persona mund të strehohen përkohësisht në Shqipëri, në pritje të verifikimit të kërkesës së tyre për azil.

“Shqipëria edhe pse nuk është vend i BE-së sillet si vend anëtar”, tha Meloni për vendin tonë gjatë një konference të përbashkët për mediat me Ramën. “Kjo marrëveshje që kemi bërë sot është shumë e rëndësishme dhe një marrëveshje inovative, mbi bazën e të cilës mund të lindin edhe nisma të tjera”, tha Meloni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit