Home Sporti Fitorja e Gui...

Fitorja e Guineas kthehet në tragjedi, humbin jetën 6 persona

54
0

Ngjarja dramatike ndodhi pas ndeshjes së Kupës së Kombeve të Afrikës mes Guinesë dhe Gambias, të cilën e para e fitoi falë një goli të Camara. Ishte suksesi i parë në këtë kompeticion për kombëtaren e drejtuar nga Diaëara, ndaj ndezi gëzimin e tifozëve.

Për fat të keq, lumturia u kthye në tragjedi, kur gjatë festimeve humbën jetën 6 persona për shkak të aksidenteve rrugore.

Guinea u mblodh menjëherë rreth familjeve të viktimave, duke nisur gjithashtu thirrje të shumta për të siguruar që tragjedi të ngjashme të mos ndodhin më kurrë.

Amadou Makadji, menaxher i mediave të Federatës së Futbollit të Guinesë, tha: “E rëndësishme është që tifozët tanë dhe publiku të festojnë në mënyrë shumë të matur. Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos e vënë veten në rrezik, sepse objektivi i futbollit është të sjellë gëzim dhe jo t’i fusë familjet në zi”.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit