Home Aktualitet Fjalët e agje...

Fjalët e agjentit të Duamenës një vit më parë: Zemrën e ka si një bombë me sahat

33
0

Pas dy kolapseve, Duamena nuk i beson shumë defribilatorit të tij të zemrës. Ai krijon një bindje aq të thellë, saqë vendos ta heqë atë. Ky vendim ngjall praktikisht kundërshtinë e të gjithëve. Familja, miqtë, të njohurit, bashkë me mjekët i këshillojnë të kundërtën, por ai nuk bindet dhe nis të materializojë idenë e tij.

Ai e kryen këtë procedurë në një klinikë në Zyrih, ku para ndërhyrjes i duhet të nënshkruajë një kontratë se ai do të jetë përgjegjës për të gjitha rreziqet në vijim, përfshirë edhe vdekjen. Është shumë e rrallë që të hiqet defribilatori, edhe jashtë sportit. Duamena e arsyeton me frikën për një tjetër parregullsi.

“Nuk e dija se kur do të vinte goditja e radhës. Nuk do t’ia uroja këtë ndjenjë askujt në botë”, shprehej ai. Pas kësaj, të gjithë të njohurit e tij do ta këshillonin të linte futbollin.

Agjenti Degen, një nga miqtë e tij më të ngushtë, shprehej: “Duamenën e dua si djalin tim. Është një person i mrekullueshëm, e dua shumë. Por ai thjesht nuk dëshiron të vijë në vete. Ai do të kishte shumë opsione. Mund të bëhej agjent, trajner apo ambasador i futbollit. Ajo që të gjithë i thonë është: ‘Të lutem ndalo’. Zemra e tij sa vjen e bëhet më e dobët. Është një bombë me sahat”. Çdo njeri tjetër do të kishte frikë në një gjendje të tillë, por Duamena i beson Zotit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit