Home Aktualitet Florian Marku...

Florian Marku pëson humbjen e parë pas 14 ndeshjesh, mundet nga Kongo në Londër (VIDEO)

3568
0

Florian Marku ka regjistruar sot humbjen e tij të parë në ringun profesionist, teksa është mundur nga britaniku Chris Kongo në duelin për titullin IBO Intercontinetal Welter.

10 raunde ishin thuajse të barabartë, ndërsa një goditje Marku e mori në raundin e tetë, teksa arbitri e ndëshkoi me faull për goditje të kundërshtarit pas koke.

Chris Kongo, i cili ishte më i gjatë, shpesh tentonte të lidhej me Markun për të fituar kohë dhe për të kaluar momentet e tij të vështira.

Pas 13 fitoresh dhe një barazimi, erdhi humbja e parë në karrierë për Markun, me vendim unanim me pikë në favor të rivalit të tij.

Gjyqtarët vendosën 96-94, 96-93, 98-92 në favor të Kongos.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit