Home Aktualitet Florjan Binaj...

Florjan Binaj në protestë: Moment për t’i dhënë zë prindërve që detyrohen t’i çojnë fëmijët në kopsht

45
0

Para Ministrisë së Arsimit, u mbajt protesta e shoqërisë civile për dhunën e ushtruar ndaj vajzës 3-vjeçare në kopshtin ”Stinët”. I pranishëm në këtë protestë është edhe aktori i njohur, Florjan Binaj tha se ky është një moment shumë i mirë për t’i dhënë zë më shumë prindërve që detyrohen t’i çojnë fëmijët e tyre në kopsht.

Pyetje: Një mesazh për sot e për këtë moment që jemi?

Florjan Binaj: Thjesht duhet të vijnë më shumë prindër. Ishtë një gjë shumë e shëmtuar kur ne po rrinim aty dhe kishte prindër që thonin “të kaloj pak?”. Ndoshta nuk mjafton vetëm kjo protestë, duhet përshkallëzuar dhe më tej.

Po e lamë thjesht tek protestimi, do të zbehet, do të zbehet dhe do të nxjerrin një tjetër skandal, do të gjejnë mënyra si ta shpërbëjnë, por është një moment shumë i mirë për t’i dhënë zë të fortë prindërve që detyrohen ta çojnë në kopsht, qoftë dhe pa licencë, si e si t’i çojnë fëmijët në kopsht.

Atë detyrë që nuk po e bën shteti, po e bëjnë prindërit. Kjo ka ndodhur sepse në të gjitha hallkat të çdo sistemi nuk futen njerëz që janë profesionistë, por futen ata që shërbejnë atij që e ka futur në punë dhe prandaj jemi këtu ku jemi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit