Home Aktualitet FMN: Perspekt...

FMN: Perspektiva ekonomike globale po bëhet më e zymtë

31
0

Perspektiva ekonomike globale është edhe më e zymtë se sa ishte parashikuar muajin e kaluar, thotë në një raport të fundit Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Shkaqet kryesore për këtë, janë inflacioni në rritje dhe pasiguria ushqimore, e shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Muajin e kaluar, FMN-ja uli parashikimin e saj për rritjen ekomomike në vitin 2023 në 2.7%, nga një parashikim i mëparshëm prej 2.9%.

Në një raport të përgatitur për samitin e grupit të vendeve më të industrializuara, G20, që do të mbahet në Indonezi të martën, FMN-ja tha se treguesit e fundit “konfirmojnë se perspektiva është edhe më e zymtë”, sidomos në Evropë.

Sfidat, me të cilat po përballet ekonomia globale, janë të mëdha, dhe indikacionet ekonomike tregojnë sfida të tjera përpara”, tha FMN-ja.

Përkeqësimi i krizës energjetike në Evropë do ta dëmtonte rëndë rritjen ekonomike dhe do të rriste inflacionin, paralajmëroi FMN.

Inflacioni në gjithë botën ka nisur të rritet fillimisht për shkak të pandemisë së koronavirusit. Rritja ka vazhduar edhe më shumë pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit