Home Aktualitet Fondi Shqipta...

Fondi Shqiptar i Zhvillimit i Dritan Agollit, tender 11 milionë euro për pistë garash me makina në Elbasan

195
0

Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të shpenzojë plot 11.1 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë për ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse për të ashtuquajturin kompleksi Auto-Moto Park në Elbasan, një pistë automobilizmi e gjatë 5,3 km.

Fondi ka hapur dy tendera; njëri 4,7 milionë euro për rrugët ndërlidhëse dhe 6,4 milionë euro për Argjinatura mbrojtëse e lumit Shkumbin.

Auto-Moto Park në Elbasan është një projekt i Drejtorisë se Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, që financohet nga vetë kjo drejtori, qeveria dhe mbështetet nga bashkia e Elbasanit, çka do të thotë se investimi nuk mbyllet me 11,1 milionë eurot e tenderave në fjalë, por do të ketë të tjera lote.

Sipas Drejtorisë së Transportit Rrugor, cirkuiti automobilistik do të ketë disa komponentë për testimin e makinave, zona sportive, muze autovetuarsh dhe deri piste helikopterësh. Sipërfaqja në dispozicion është 50 hektarë dhe ndodhet në Elbasan. /BW/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit