Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E hënë, 19 Tetor 2026, 09:01 Kryeministri Rama: Nuk ka asnjë tërheqje, nuk ka zgjidhje politike! Kryeministri Rama ishte i prerë sot, (e hënë) kur iu drejtua publikisht drejtuesve të policisë së shtetit: “Nuk do të ketë asnjë zgjidhje politike!…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Selia e PD
  • Komisariati nr.3
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rusia dhe Tirana
  • Akuzat e Berishës
  • Pedagogët kundër dhunës
  • Ministria e Brendshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Selia e PD
  • Komisariati nr.3
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rusia dhe Tirana
  • Akuzat e Berishës
  • Pedagogët kundër dhunës
  • Ministria e Brendshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Për të rilindur Skënderbeun në Tiranë

Forum E diel, 9 Gusht 2026 19:01
Për të rilindur Skënderbeun në Tiranë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lorenc Vangjeli

Në një Shqipëri normale do të duhej të ishte ndryshe. Me kusht që të ishte edhe e mencur. Ja një shembull: në vend që të ruhej krenaria kombëtare duke paguar miliona euro për ish-burrin e Kardashianit, ato para mund të shkonin tek një prej regjizorëve amerikanë të elitës hollivudiane. Qoftë dhe duke i quajtur pagesë lobimi. Jo si milionat e paguara për hallin e Sali Berishës, as “X” fondet e derdhura nga LSI-ja e dikurshme për Uashingtonin dhe as sa “XXL” e socialistëve të Ramës që nuk kursejnë asgjë për ta parë Edin e tyre te hyje në Shtëpinë e Bardhë. Pagesa do të vlente vetëm që regjizori i përzgjedhur të conte në mendje që të bënte një film epik për Skënderbeun. Një film i natyrës së Gladiatorit të famshëm. Nëse nuk pranonte i pari, me siguri do të gjendej një i dytë a një i tretë që do të yshtej ta bënte atë film. Komunistët e djeshëm, vetëm nëntë vjet mbasi kishin marrë pushtetin, e bënë një film të tillë mes “dashurisë” së dhunshme shqiptaro-sovjetike. Dhe ai është një nga dhuratat më të mëdha që ai pushtet kriminal i ka bërë historisë, krenarisë dhe kujtesës kombëtare. Një ribërje e atij filmi do të shërbente më shumë se tuneli i Llogarasë, shëtitoret buzë detit apo edhe më shumë se getot e luksit në plazhe apo periferi të Tiranës, që pasanikët vanitozë shqiptarë, hajdutët e administratës apo banditët me fat, i gëzojnë si të drejta natyrore. Do të kushtonte shumë më pak se një rrugë e ndërtuar me asfalt të artë dhe shumë më pak se cfarë është paguar dhe do të paguhet më vonë në gjyqe arbitrazhi.

Mund t'ju interesojë

Kryeministri Rama: Nuk ka asnjë tërheqje, nuk ka zgjidhje politike!

Kryeministri Rama: Nuk ka asnjë tërheqje, nuk ka zgjidhje politike!

Para 2 minutash
Rama: Studentët që sulmojnë policinë nuk do kenë shkollim falas, do paguajnë!

Rama: Studentët që sulmojnë policinë nuk do kenë shkollim falas, do paguajnë!

Para 12 minutash
Rama: 2500 euro në muaj për uniformat blu të vijës së parë

Rama: 2500 euro në muaj për uniformat blu të vijës së parë

Para 22 minutash

Në fakt, njerëzit që kanë qeverisur këtë vend, edhe kur janë përbetuar për figurën e Heroit Kombëtar, nuk e kanë dashur kurrë atë. Shtati i tij i hershëm i ka bërë hije pushtetit të tyre. Nuk e ka dashur Ahmeti që u bë mbret nga një parlament republikan, nuk e ka dashur Hoxha që mendonte se historia e Shqipërisë niste me të, nuk e ka honepsur as Saliu dhe as Rama që mendojnë se janë shqiptarë më të famshëm se Ai. Ndryshe, së paku këtyre dy të fundit, do t’u kishte vajtur në mendje një gjë e tillë. Qoftë dhe duke mbledhur fonde nga gjithë shqiptarët për këtë qëllim e të lobonin në SHBA për të. Cili shqiptar nuk do të paguante ca pak euro a dollarë për rilindjen e Gjergjit të Madh?

Në vend të kësaj, mjaftuan pak sekonda tinguj fyelli, pak sekonda të tjera polifoni labe, të përfshira në kolonën zanore të Odiseut të Nolan, që Shqipëria mbarë të përfshihej nga një valë ngazëllimi të jashtëzakonshëm. Krenaria e castit u bë pjesë e menusë së përgjithshme kombëtare. Askush nuk i shpëtoi ngutit për t’u mburrur me këtë dritare nga ku Shqipëria autoktone i shkeli syrin gjithë botës. Populli anonim i internetit brohoriti dhe ju fal fatit që e shkuara i ka falur Shqipërisë: Shqipëria ja kishte dalë të përfaqësohej në një film hollivudian. Aq më tepër në një kohë si e sotmja, kur njerëzimi që ka arritur tek gjethet e historisë, ndjen dëshirën e natyrshme të zbresë në rrënjët e tij. Dhe më thellë se baba Homeri, nuk mund të ketë.

Odisea ballkanas i Nolanit britanik përkëdheli sedrën e një kombi që ka nisur prej vitesh të luftojë për autenticitetin e qeleshes, lahutës; që ja ka dalë ta bëjë këtë gjë me iso polifoninë, k’cimin e Tropojës apo dhe me shtegtimin e bagëtive në kullota e për shumë gjëra të tjera të vendit me baltën më të ëmbël se mjalti dhe që më shumë se për të sotmen, garon për historinë me fqinjët dhe gjithë botën. Nuk ka asgjë të keqe këtu. Ky është një ushqim që ja vlen për cdo popull, që si cdo popull tjetër, mendon se është i zgjedhur nga Zoti. Ky është momenti kur as Zoti vetë nuk e quan mëkat zilinë per te tjeret dhe krenarinë per veten. Por deri këtu është punë e Zotit dhe nga këtej e tutje, hyn në lojë puna e robit. Qoftë dhe duke u nisur nga kjo kujtesë hollivudiane që ju bë Ballkanit të hershëm, ëndrra mund të shkojë diku përtej. Me kusht që Shqipëria të jetë normale. Të qeveriset mencurisht. Me dhembsuri për rrënjët dhe jo duke u veshur me gjethet e përditshmërisë vanitoze. Me kusht qe halli per te sotmen, te mos shtype sherbesen per te nesermen.

Nuk ka ndodhur e nuk ka ende shanse të ndodhë sepse në Shqipërinë e sotme mashtruesit pozojnë si Nënë Tereza, sepse në vend të dilemës mes Shillës e Karibdës, politika ka vetëm lakmi për pushtet nga njëra anë dhe pushtet lakmitar nga ana tjetër, sepse betonierat kanë zëvendësuar korrin e Sirenave, sepse në Tiranë paraja bën që edhe lopët të fluturojnë si dallandyshe dhe dallandyshet të milen pamëshirshëm në ajër si lopët.

Odisea i Matt Damon në ishullin e Circes i ngjan portretit të Skëndërbeut, sic e përfytyron imagjinata kolektive e shqiptarëvc, e fiksuar nga busti i Odise Paskalit apo portreti i ashpër i gjeorgjianit që ka luajtur Skëndërbeun në filmin që ngjeth e krenaron ende shqiptarët. Ata që i udhëheqin sot shqiptarët, gonxhet OMGJ ne PS apo karafilat e shumtë në të djathtë, seriozisht që nuk e kanë idenë se Skënderbeu i të gjithëve, vlen shumë më shumë sesa ish-burri i Kardashianit që i bëri të kërcejnë nga qejfi, nga sikleti dhe vesi i vjetër për vetëm nja dy orë. Sa te jene ata, Skenderbeut te rilindur, i duhet ende te prese!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 2 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

2 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 11 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

3 Flet Erion Braçe për protestat
Para 11 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

4 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 16 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.