Home Bota FOTO/ Ka vetë...

FOTO/ Ka vetëm 29 banorë dhe është ”qyteti” më i bukuri në Europë

1762
0

Mont-Saint-Michel, qyteti bregdetar veriperëndimor midis Normandisë dhe Brittany është pa diskutim ndër pamjet më mahnitëse të Francës. Për shekuj Mont-Saint-Michel ka qenë një nga destinacionet kryesore të pelegrinazhit të Evropës. Tani ishulli i shenjtë dhe gjiri i tij mahnitës janë shpallur një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ky qytet është i rrethuar nga një mur guri që mbyll plotësisht ndërtesat brenda, të cilat shtrihen në një sipërfaqe prej 4 km/m2. Në pikën e tij më të lartë, abacia qendrore ngrihet deri në 80 m. Në 2019, vetëm 29 persona jetonin atje.

Gjatë gjithë historisë së saj, pozicioni e bëri të arritshme për shumë pelegrinë, pasi uji ishte në nivele të ulëta, por me kalimin e kohës, baticat i kanë vështirësuar vizitat në abacinë e saj. Kohët e sotme është ndërtuar një urë këmbësore mbi ujë që ndihmon ata që jetojnë në Mont-Saint-Michel të largohet dhe të kthehet pavarësisht nga niveli i valës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit