Home Aktualitet FOTO-LAJM / H...

FOTO-LAJM / Hazizi dhe Fatima nga Afganistani i bashkohen Maratonës së Tiranës

45
0

Hazizi dhe Fatima, çifti nga Afganistani, që mbërriti bashkë me refugjatët e parë që lanë vendin e tyre për shkak të luftës, ishin vrapuesit e Maratonës së Tiranës ditën e sotme.

Çifti i njohur nga Afganistani të cilët u detyruan që ta braktisin vendin e tyre pasi ardhjes në pushtet të talebanëve, janë të njohur për pjesëmarrjen në maratona të ndryshme duke iu bashkuar kauzave.

Kësaj here, kauza e tyre ishte për refugjatët dhe afganët të cilët në këto momente po kalojnë një situatë aspak të qetë.

Hazizi dhe Fatima u pritën ditën e djeshme në një takim Të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zyrën e tij, i cili i përgëzoi dy të rinjtë për angazhimin në jetën publike e posaçërisht pjesëmarrjen e tyre, bashkë me qindra vrapues të tjerë të huaj në Maratonë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit