Home ShowBiz FOTO/ Nga fus...

FOTO/ Nga fustani i kuq te stili “Barbie”, paraqitjet e Presidentes Osmani gjatë vizitës në Shqipëri

50
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këto ditë ka qëndruar për vizitë në Shqipëri. Teksa është pritur me një ceremoni solemne dhe protokallare, edhe vet Osmani ka qenë e kujdesshme në përzgjedhjet e saj të garderobës. Në ditën e parë, ajo u shfaq e veshur me një fustan elegant të kuq, duke marrë frymëzim kështu nga e kuqja e cila njihet si ngjyrë kombëtare, shkaku i flamurit.

Por ndërkohë, mjaft bukur dhe me stil, Vjosa është shfaqur edhe në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Tiranë, ku dha një intervistë për emisionin “Top Story” në Top Channel. Ajo pozoi krah ish-deputetes dhe prezantueses Grida Duma në hollin e studios televizive, e veshur me një fustan mjaft elegant ngjyrë rozë dhe me tematikë ”Barbie”.

Ditën e tretë, presidentja Osmani e mbylli me një vizitë në Berat, atje ku gjithashtu ishte e kujdesshme në përzgjedhjen e veshjes së saj. Në imazhet e publikuara në rrjetet sociale, presidentja e vendit mund të shihet duke pozuar para qytetit monumental me një kostum ngjyrë qielli dhe syze të zeza, të cilat gjithashtu i dhanë një pamje shik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit