Home Aktualitet FOTO/ Partiza...

FOTO/ Partizani dhe Tirana s’kanë shënjestër! Pjesa e parë e derbit mbyllet 0-0 në ”Air Albania”

53
0

Përfundon pjesa e parë e derbit të kryeqytetit në ”Air Albania”. Supersfida Partizani-Tirana është mbyllur me rrjeta të paprekura. Në minutën e 4, të kuqtë patën rastin e artë për të kaluar në avantazh me dyshen Rrapaj-Cara. Pasimi i mesfushorit ishte shumë i fortë dhe nuk i dha mundësinë sulmuesit të shfaqej i vetëm para portës. Najdovski largoi topin në fund. Kjo është sfida numër 171 në histori mes dy skuadrave, me peshoren që anon nga të kuqtë. Partizani i gëzohet 70 fitoreve, ndërsa Tirana ka 47 suksese. 53 ndeshje mes tyre kanë dalë në barazim.

Komenetet kryesore të ndeshjes:

45+2′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë.

45+2′ Bintsuka nuk përfiton në zonë, rast goli për të kuqtë.

45+1′ Doka tenton nga brenda zonës pas pasimit të Përgjonit, Alban Hoxha bën një pritje të bukur.

41′ Sota del i dëmtuar, në vend të tij Kocijan në qëndër të mbrojtjes te Partizani.

36′ Hila merr karton të verdhë te Tirana. Dy mesfushorët e Tiranës të ndëshkuar në pak minuta.

32′ Jonuzi merr karton të verdhë te Tirana.

30′ Rrapaj godet nga jashtë zone, ndal portieri i Tiranës.

27′ Abdullahu ndal Carën. Rasti më i mirë i Partizanit. “Alla-Neuer” portieri 19-vjeçar i bardhebluve.

22′ Latifi humbet një kundërsulm, e ndal Sota me një lëvizje të zgjuar.

11′ Najdovski ndal Carën në një nisje të shpejtë.

1′ Nis ndeshja në “Air Albania”, atmosferë fantastike nga tifozët (19:00).

Formacionet zyrtare:

Partizani (4-3-3): Hoxha, Atanaskoski, Bytyçi, Sota, Murataj, Rrapaj, Maguette, Taipi, Mehmeti, Cara, Bintsouka

Trajner: Arbër Abilaliaj.

Tirana (4-2-3-1): Abdullahu, Najdovski, Doka, Përgjoni, Hoxhallari, Hila, Jonuzi, Deliu, Latifi, Abazaj, Hasani

Trajner: Julian Ahmataj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit