Home Aktualitet FOTO/ Përmbyt...

FOTO/ Përmbytjet, deputetët e PD-së duan interpelancë me Ramën

41
0

Për situatën me motin e keq që ka shkaktuar përmbytje në veriun e vendit, një grup deputetësh demokratë kanë dorëzuar kërkesë pranë Kuvendit me qëllim zhvillimin e një interpelance me kryeministrin Edi Rama pas përmbytjeve në zonën e Lezhës dhe Shkdorës.

Pjesë e listës së deputetëve që kanë kërkuar interpelancë me Ramën janë Enkelejd Alibeaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Likaj, Andia Ulliri, Merita Bakiu, Gazmend Bardhi, Arbi Agalliu.

Prej dy ditësh disa zona në veri-perëndim të vendit janë nën pushtetin e ujit pas reshjeve të dendura dhe shkarkimeve të shumta prej HEC-eve në basenin e Drinit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit