Home Sporti Boterori i Katarit Franca shkatë...

Franca shkatërron Poloninë dhe shkon në çerekfinale, Mbappe shkëlqen me dopietë (VIDEO)

201
0

Franca respekton pritshmërit duke siguruar një biletë për në çerekfinale të Kupë së Botës. Kampionët në fuqi fituan pastër 3-1 ndaj Polonisë, një ndeshje në të cilën do të vuanin jo pak.

Në pjesën e parë loja ishte e barabartë me shanse shënimi në të dyja portat. Zielinski dhe Lewandowski vendosën jo pak në vështirësi “Gjelat” që shpëtuan për mrekulli. Franca në anën tjetër do të gjente golin e avantazhit në minutën e 44-të.

Oliver Giroud merr një top në hyrje të zonës dhe me një të majtë të hidhur e dërgon në cepin e portës. Ai bëhet lojtari që ka shënuar më shumë gola në historinë e Francës, me 52, duke kaluar një legjendë si Henry.

Goli i dha një tjetër ritëm francezëve, që në pjesën e dytë janë të vendosur më mirë, duke sulmuar dhe më rrjedhshëm. Në minutën e 75-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Kylian Mbappe merr një top në hyrje të zonës dhe më pas me një qetësi dhe saktësi vrastare e dërgon në trekëndësh.

Mbappe nuk do të ndalej me kaq, pasi në fundin e kohë së rregullt do të realizonte një perlë të vërtet me një goditje fantastike në trekëndësh.  Në shtesë, Polonia do të fitonte një penallti që do t kthehej në gol nga Lewandowski. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit