Home Aktualitet Fuoristrada p...

Fuoristrada përplas makinën e policisë, dy efektivë në spital

33
0

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në Frakull e Madhe, ku një fuoristradë është përplasur me një automjet policie.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy punonjësit e policisë që udhëtonin në të, të cilët janë dërguar në spitalin e Fierit për marrjen e ndihmës mjekësore.

“Fier/Informacion paraprak: Rreth orës 16:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Madhe, automjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin S. B. është përplasur me automjetin e Policisë tip “Skoda”, me drejtues punonjësin e Policisë H. K. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit