Home Aktualitet Futbollisti 1...

Futbollisti 18-vjeçar humbi jetën mes dallgëve, mesazhi i Dukës: U trondita, nuk kam fjalë

183
0

Anri Kashiku, futbollist i AK Shqiponjat 2017, humbi jetën në plazhin e Durrësit, ku shpëtoi vëllain dhe shokun e tij, të dy 15-vjeçarë. Kreu i FSHF-së, Armand Duka teksa i shpreh ngushëllimet familjen, tregon se është i tronditur nga ngjarja. ”Kujtimi dhe sakrifica juaj do të mbeten të paharruar nga të gjithë e veçanërisht nga komuniteti i futbollit. U prehtë në paqe”.

Postimi i plotë

I tronditur nga lajmi tragjik i ndarjes së papritur nga jeta i Anri Kashikut, djaloshit 18-vjeçar nga Durrësi. Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë ngjarje të rëndë.

Përveçse një hero, Anri, i cili shpëtoi nga mbytja në det dy fëmijë para se mposhtej pabesisht nga dallgët e detit, ishte dhe një futbollist i perspektivës me Akademinë Shqiponja 2017.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, të afërmve, shokëve e drejtuesve të skuadrës në këtë moment të vështira. Lamtumirë Anri!

Kujtimi dhe sakrifica juaj do të mbeten të paharruar nga të gjithë e veçanërisht nga komuniteti i futbollit. U prehtë në paqe!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit