Home Aktualitet Gafa e depute...

Gafa e deputetit të PD-së: Qarku i Elbasanit shtrihet nga Maqedonia deri në kufi me Italinë…

136
0

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, gjatë fjalës së mbajtur në Komisionin e Ligjeve parashtroi problematikën e numrit të vogël të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore të cilët duhet të punojnë në prokurori të cilat mbulojnë një hapësirë të madhe territoriale në vend.

Shkrirja e prokurorive rretheve sipas Sulës e vështirëson akoma më shumë punën e prokurorëve të mangët nga vetingu.

Depueti i PD-së bëri një lapsus në perifrazimin e tij pasi qarku i Elbasanit nuk ka dalje në Adriatik që të mund të kufizohej me Italinë.

“Pyetja e dytë ka të bëjë me hartën gjyqësore. Është një shqetësim jashtëzakonisht i madh për këdo, duke filluar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nga Prokurori i Përgjithshëm dhe ç’ka është më e rëndësishmja nga qytetarët shqiptar. Pse po e them këtë, po marr qarkun e Elbasanit, është qarku që ka shtrirjen më të madhe në Republikën e Shqipërisë, kufizohet me Maqedoninë dhe nga ana tjetër me detin me Italinë, dhe ka vetëm një prokurori që është prokuroria e Elbasanit. Numri i prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësor që është me mangësi, a mund të zotërohet territori nga një prokurori qendër qarku për këtë territor”, tha Sula.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit