Home Aktualitet Gara për Elba...

Gara për Elbasanin, qytetarët tregojnë se çfarë presin

128
0

Një nga bashkitë më të mëdha, me 171700 votues, përfshi njësitë administrative, dhe me rreth 108 mijë votues vetëm në qytet, Elbasani ka angazhuar maksimalisht PS-në për të marrë mandatin e radhës me kryetarin aktual të bashkisë, Gledian Llatja, por edhe koalicionin “Bashkë fitojmë” të opozitës për të bërë kthesën e madhe pas 16 vitesh në Elbasan, me kandidatin Luciano Boçi.

Çfarë presin qytetarët elbasanas nga zgjedhjet e 14 majit? A i kanë ndjerë ato zhvillimet që reklamohen nga mazhoranca, apo shpresojnë tek kthesa që opozita premton si zgjidhje? “Këtu në Elbasan është skandal fare. Punë nuk ka, lekë nuk ka”, thotë një qytetare.

“Asgjë nuk presim nga kandidatët. Të dy i njohim. Kur nuk pritëm 32 vite, çfarë të presim tani? Këta mundohen për vete, jo për ne”, thonë dy të moshuar.

Ajo që gjithë qytetarët elbasanas e urojnë njëzëri, është që zgjedhjet të mos kenë atmosferën dhe ngjarjet e rënda kriminale që patën zgjedhjet parlamentare të prillit 2021 në këtë qytet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit