Home Aktualitet Gati listat! ...

Gati listat! Nga burgu i Reçit do të lirohen 130 të burgosur, kurse nga i Fierit do dalin 100 të dënuar

112
0

Pas votimit në Kuvend dhe vulosjes nga Presidenti, në institucionet e vuajtjes së dënimit në vend janë duke u përgatitur listat e personave që përfitojnë nga amnistia penale.

Janë 700 të burgosur në total që do të fitojnë lirinë ndërsa 400 të tjerëve do t’u ulet dënimi. Nga burgu i Reçit priten të lirohen të paktën 130 persona.

Nga burgu i Fierit do të lënë qelinë rreth 100 të dënuar. Ndërkohë në burgun e Drenovës do të përfitojnë nga amnistia 120 të burgosur. 40 prej tyre pritet te lirohen ndërsa 80 të burgosur të tjerë do të përfitojnë nga ulja e dënimit.

Listat po përgatiten edhe në burgun e Vlorës. Drejtori i shërbimit të provës thotë se amnistia do u japë lirinë 88 personave, mes tyre 6 grave. 700 të dënuarit që përfitojnë nga amnistia penale pritet të lënë qelitë në fund të muajit prill.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit