Home Aktualitet Gazetarët: La...

Gazetarët: Largimi i Bendos, i ngjashëm me rastin e Gledis Nanos. Shmangie me diplomaci

138
0

Gazetarja Anila Hoxha lirimin nga detyra të kreut të SHISH, Helidon Bendos, e sheh si shmangie me diplomaci dhe të mbushur me mister. Për të nuk u kuptua nëse pati përplasje mes kreut të SHISH dhe qeverisë, por kjo ishte një zgjidhje diplomatike.

“Çështja e largimit të Helidon Bendos pavarësisht se është paraqitur si dorëheqje është e mbuluar me mister se të njëjtat pikëpyetje ka patur dhe për paraardhësit e tij dhe marrëdhënieve të kryespiunëve të vendit me kryeministrin, të cilat nuk kanë qenë në nivelet e duhura. Në fillim kishte besim absolut për Bendon, kishte 21 vite në atë institucion dhe e njihte shumë mirë dhe kishte besueshmërinë e qeverisë. Dhe kjo është arsyeja pse qëndroi gjatë. Por çfarë ndodhi më pas? Nuk e kuptuam nëse kishte përplasje mes kreut të SHISH dhe qeverisë, por pamë zgjidhja diplomatike, anashkalimi i Bendos duke e dërguar atë drejt SHBA për t’u përgatitur më mirë në studime. Është diçka tjetër të përgatitësh një specialist dhe të dërgosh kreun e SHISH në intership dhe ta lësh pa timon. Them që kjo ka qenë një shmangie me diplomaci e Helidon Bendos”.

Kurse për gazetarin Jul Kasapi, largimi i Helidon Bendos nga detyra e kreut të SHISH ka ngjashmëri me atë të ish-drejtorit të policisë Gledis Nano.

“Më duket si historia e Gledis Nanos. Nuk është e njëjtë por ka shumë ngjashmëri, e njëjta histori në pjesën e partnerëve ndërkombëtarë. Bendo duke qenë prej një viti në SHBA kjo përfshirë dhe situatën në Shqipëri për shkak të sulmeve kibernetike ishte një vetëdorëheqje detyruar për të mos qenë e njëjtë me shkarkimin e Gledis Nanos. Nuk mendoj se mund të mos ketë patur përplasje por ka patur mënyrë diplomatike edhe nga Rama. Por nga ajo që kam marrë informacion, Bendo është paraqitur në Shqipëri për të dhënë dorëheqjen, por mendoj se Bendo është investim i partnerëve ndërkombëtarë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit