Home KRYESORE “Gjeni ...

“Gjeni vrimë e futuni Rama-Berisha-Meta”, thotë Basha. Por duket se po ikën Luli!

1642
0

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas deklaratës së fortë të kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvend i cili futi në një “thes” presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha duke i cilësuar si trekëndëshi i Bermundës.

“Më në fund, me duket se lufta filloi! Po po, gjylja e madhe plasi…. Lulzim Basha kërcenon trekendeshin e Bermudeve, Berisha-Meta-Rama dhe i paralajmeron, se koha e tyre ka marrë fund… Gjeni vrimë e futuni”, thotë mes të tjerash Artan Hoxha, shkruan abcnews.

Por a kanë marrë fund të tre, siç thotë Basha?

Edi Rama sa ka filluar mandatin e tretë dhe duket se do rrijë gjatë me këtë opozitë. Berisha me 11 dhjetor mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe fillon protestat para Kryeministrisë, kurse Ilir Meta nuk shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.

Atëhere si morën fund të tre?! Asnjeri nuk ikën, asnjeri nuk penalizohet, asnjerit nuk i hyn gjembë në këmbë.

As edhe Bashës!

Ndaj laj-thaj prapë këto do kemi në pushtet dhe opozitë. 30 vite ikën dhe do ikin edhe vite të tjera derisa të tre, plus Lulin, të lodhen nga pushteti e të ikin nga Zoti.

Populli këtu është, punon dhe nuk bën zë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit