Home Aktualitet Gazetari Arta...

Gazetari Artan Hoxha tregon bisedat e fundit të biznesmenit të vrarë dhe shpresat e familjarëve

74
0

Gazetari Artan Hoxha në ABC ka deklaruar se ka biseduar me familjarët para se biznesmeni Ruzhdi Hoxha të gjendej i vrarë. Ata i kanë thënë se ai kishte borxhe ndaj familjarëve dhe brenda fisit, ndaj nuk e shikonin si rrezik që ta vrisnin, duke shpresuar se do ta gjenin gjallë dhe do t’i zgjidhnin problemet.

Ishte një ngjarje e rëndë, ngjarja u publikua ditën e premte, ditën e 13 kur ishte rrëmbyer e zhdukur kufoma e biznesmenit. U mbajt e fshehtë sepse nuk dihej kufoma, por edhe sepse shpresonin se do e gjenin gjallë. Njerëzit e afërt kishin shpresa se do mund ta gjenin gjallë, sepse kam kontaktuar më parë më to vetë personalisht. Shanset që një i rrëmbyer të mbijetojë janë deri në 48 ore, po i kaluan 48 rrembim shanset ulen. Sipas kontakteve që kam pasur me familjarët e biznesmenit, thonin se viktima kishte borxhe ndaj fisit dhe njerëzve të afër, dhe kjo gjë sipas tyre s’kishte pse t’i rrezikonte jetën sepse e shihnin si të zgjidhshme”, tha Hoxha.

Gazetari deklaroi se ditën kur biznesmeni u rrëmbye nuk kishte shfaqur asnjë lloj shqetësimi për ndonjë rrezik të mundshëm që i kanosej. Biseda e tij e fundit një ditë para rrëmbimit kishte qenë pikërisht me autorin e dyshuar për vrasjen e tij.

“Ditën e ngjarjes kur është rrëmbyer, 16 ditë nga dita e sotme, ai kishte qenë normal, pas asnjë shqetësim madje ishte i qeshur në lagje e me familjarët. Nuk u ka lënë familjarëve të kuptojnë se ka një rrezik real për jetën. Në kontaktet e para që kam patur me ta, më thanë se dyshon te personi që u arrestua por më tepër më thanë se Rrushi mund ta ketë çuar te vrasësit jo se e ka bërë ai direkt vrasjen, por më thanë që s’e dinin kush ishte pas tij.

Deklarimet e Rrushit të çojnë te kjo që ai duhet ta dinte ku ishte, por jo se e kishte ekzekutuar. Kontakti i fundit që ka patur në mbrëmje viktima ka qenë me Rrushin.

Nuk ia ka hapur telefonin dhe kontakti është bërë me një telefon tjetër. Rrushi e ka marrë në makinë ku dyshohet se kanë qenë edhe 2 persona të tjerë. Rrushi ka thënë se e ka zbritur në autostradë, por në kamera rezulton se nuk ishte parë në atë orë që pretendonte Rrushi, në mes të natës. Kur i ra kjo hipoteze, ai tha pastaj e çova diku mes koka-kolës, kur edhe kjo ra aty e humbi toruan dhe u bë agresiv ndaj oficerëve. Në atë moment policia ishte para faktit që ta mbante brenda s’kishte provë të fortë. Makina ishte larguar nga vëllai i Rrushit”, tha Hoxha më tej.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit