Home Aktualitet Gazetarja Alb...

Gazetarja Alba Kepi nga Roma: Shqiptarët kanë prerë biletat për 7 Korrikun

925
0

Gazetarja shqiptare që jeton në Itali, Alba Kepi ishte pjesë e foltores online që mbajti këtë mbrëmje kryetari i PD-së, Sali Berisha me personalitetet shqiptare nëpër botë, ku tha se shumë shqiptarë kanë prerë biletat për të ardhur për protestë.

“Vitet e fundit kam përcjellë skandale të shumta nga Italia, dosje të antimafias që kanë pasur emrat e pushtetarëve, ministrave apo politikanëve shqiptarë të përfshirë në afera apo trafiqe të paligjshme. Partia Demokratike duhet të ketë në vëmendje figurën e gazetarit, të krijojë një qasje strukturore për të mbrojtur këtë figurë, për të pasur një media sa më transparente.

E dyta, dua të di qasjen e PD për shpëtimin e identitetit kulturor e historik, për çmontimin e këtij qyteti që është mbushur me kulla të frikshme, vend lavatriçe i parave të pisëta.

E treta për emigrantët në Romë. Shprehin solidaritetin ndaj asaj çka do jetë protesta madhështore e 7 korrikut. Shumica e tyre kanë prerë biletën për të qenë krah jush në Tiranë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit