Home Aktualitet Gazetarja Lal...

Gazetarja Lala: Sipas Prokurorisë, Beleri premtonte edhe shtetësi greke apo marrje pensioni në Greqi

148
0

Teksa foli për dosjen që ka Prokuroria ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje votash, gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se i infiltruari ka sjellë informacione që çuan në faktet kundër tij. Lala tha se sipas dosjes, për tetë persona në listë do të jepeshin nga 50 mijë lekë të vjetra, teksa sipas Prokurorisë, Beleri premtonte edhe shtetësi greke apo marrje pensioni në Greqi.

”Prokuroria ka bërë autorizimin për të përgjuar, vëzhguar dhe regjistruar me audio dhe video, kontaktet që do të kishte shtetasi A.R. Katër ditë para zgjedhjeve, shtetasi A.R ka patur takim me zotin Beleri, i cili kërkonte emrat potencialë për personat që do të jepnin votën për të. Janë rreth 12 emra, ka kontaktuar zotin Beleri. Ai nuk ka qenë në shtab dhe ka dorëzuar listën me emrat e votuesve potencialë, tek sekretarja.

Zoti Beleri ka deklaruar, sipas përgjimeve audio dhe video, se do të verifikonte listën dhe do ta orientonte te personat që do të shpjegonin çfarë do të ndodhte. Një moment i infiltruari e pyet, nëse do ti kontaktonte ai vetë, Beleri thotë nuk merrem me këtë punë por do ti orientonte Pandeli kokaveshi.

I infiltruari ka vajtur në lokal, kur ka hyrë Kokaveshi, i ka hequr celularin për të shmangur regjistrimin. Pastaj kanë deklaruar se vetëm për 8 persona në listë do të jepeshin nga 50 mijë lekë të vjetra. Ndërsa 300 euro i ishin premtuar shtetasit A.R. Sipas Prokurorisë, Beleri premtonte edhe shtetësi greke apo marrje pensioni në Greqi. Fredi Beleri pretendon se nuk ka lidhje me shit-blerjen e votës dhe mban tezën që arrestimi është politik. Prokuroria thotë se zoti Beleri ka kontaktuar disa nga personat që janë në listën e te infiltruarit”,-tha Lala.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit