Home Aktualitet Gazmend Bardh...

Gazmend Bardhi: Primaret do shtojnë përçarjen në PD

258
0

Deputeti i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi thotë se përzgjedhja e kandidatëve të PD përmes primareve është i dyshimtë dhe mund të nxisë më tepër përçarjen në PD.

Në emisionin Now në Euronews Albania Bardhi, tha se PD duhet të lërë mënjanë debatin për statutin dhe të ndërtojë një front opozitar për të identifikuar kandidatin model, pavarësisht nëse është mbështetës i Berishës apo jo.

“Në këtë moment ajo që kërkojmë ne është të lëmë mënjanë debatin për statutin dhe të ndërtojmë një front opozitar për të identifikuar kandidatët më të mirë dhe ka me dhjetëra modele se si mund të identifikohen dhe të shkojë mbrapa kandidatit. Nuk ka rëndësi nëse ai është mbështetës i Berishës apo jo. Nuk kemi pse të merremi me debatin e brendshëm të PD. I përfituari i madh nëse merremi me debatin është Edi Rama se nuk biem dot dakord”, tha Bardhi.

Me tej deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi thotë pavarësisht se mendimet e tij nuk përputhen me ato të Sali Berishës për mënyrën si drejtohet PD, kjo nuk i pengon për t’u bashkuar për të fituar zgjedhjet lokale.

Në emisionin Now në Euronews Albania Bardhi u shpreh se qëndrimi i rij për Berishën mbetet i pandryshuar, nuk e njeh si kryetar të PD dhe mendon se me të në krye të PD nuk mundet Edi Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit