Home KRYESORE Gazment Bardh...

Gazment Bardhi: Lulzim Basha mori 2 kate te kulla më e shtrenjtë!

58
0

Kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në “Now me Erla Mëhillin” se i vetmi politikan për të cilin ka fakte se ka blerë dy kate kullë të vendi më i shtrenjtë në Tiranë, është Lulzim Basha.

Bardhi shtoi se “Lulzim Basha është i vetmi politikan që në vitin e fundit ka futur në xhep 2 kate kulla. Këto janë fakte të regjistruara në hipotekë. Nëse dikush tjetër ka regjistrime të kësaj natyre të drejtpërdrejta apo të fshehta për ndonjë politikan tjetër është i lutur t’i bëjë publike. Ajo që shqiptarët kanë parë deri më sot është që po, në gusht të 2021-shit, 3 muaj pasi ne kishim humbur zgjedhjet, Lulzim Basha dhe familjarët e tij fusin në xhep 2 kate kullë në kullën më të shtrenjtë të Tiranës. Biznese kanë të gjithë, por nuk i blejnë dot me një të rënë të lapsit dy kate kullë,” – u shpreh Bardhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit