Home Sporti “Gazzetta del...

“Gazzetta dello Sport” vlerëson Bajramin dhe Asllanin me nota të larta

79
0

Nedim Bajramin dhe Kristjan Asllanin bën një paraqitje fantastike mbrëmjen e djeshme. Mesfushori i kombëtares shqiptare u aktivizua në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Interit dhe shënoi golin e barzimit 1-1, falë një asisti të të riut që është pjesë e Shqipërisë U21. Asllani ishte në formacionin dhe u zëvendësua në shtesën e parë të ndeshjes. “Gazzetta dello Sport” vlerësoi pozitivisht dy futbollistët shqiptarë.

NEDIM BAJRAMI (NOTA – 7.5) – “Kënaqësi për sytë për mënyrën se si luan, jo vetëm për golin. Arrin ta gjejë pozicionin, e kupton se ku mund t’i bëjë keq kundërshtarit. Në momentin që futet ndryshon fytyrën e Empolit. Është gati të kalojë në një ekip më të madh”.

KRISTJAN ASLLANI (NOTA – 6.5) – “Dha asistin që solli golin. E nisi si mesfushor sulmues, më pas Andreazzoli e zhvendosi në krahun e majtë dhe aty u paraqit shumë më mirë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit