Home Sporti Genoa e Shevc...

Genoa e Shevchenkos mundet me lehtësi edhe në derbin ndaj Sampdorias (VIDEO)

96
0

Genoa nën drejtimin e Shevchenkos di të pësojë vetëm goleada. Edhe në derbin ndaj Sampdorias nuk do të kishte shumë histori, pasi ekipi i drejtuar nga D’Aversa do të fitonte në shifrat 3-1.

Ndeshja nisi më mirë për ekipin dorian që do të kalonte në avantazh që në minutën e 7-të me Gabbiadini që shfrytëzoi një gabim të portierit Sirigu. Në fillimin e pjesës së dytë do të ishte Caputo që do të shfrytëzonte më së miri një kundërsulm të shpejt.

Genoa nk ka fuqi reagimi dhe në minutën e 68-të pëson dhe golin e tretë, sërish protagonist Gabbiadini, i cili do të ndihmohej këtë herë nga një devijim në zonë.

Disa minuta më pas Destro do të gjente ekipin e parë për ekipin e Shevchenkos, i cili po kalon një aventurë të tmerrshme në krye të Genoas dhe madje mund ta mbyllë shumë shpejt aventurën. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit