Home Kosova Gjeloshaj thi...

Gjeloshaj thirrje mitropolit të Kishës Ortodokse Serbe: Distancohu nga ata që kënduan për Kosovën

63
0

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bën thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.

”Unë e shoh këtë si abuzim me fenë, sepse nuk është më politikë. Kosova është shtet i pavarur. Për mua është e pakuptueshme që dikush nga kisha të thërrasë ushtrinë; domethënë, bën thirrje për luftë. Unë mendoj se ka elemente për hetimin e prokurorisë”.

Në mediat sociale është shfaqur një video që tregonte priftërinj dhe besimtarë në oborrin e brendshëm të Manastirit të Cetinës, duke kënduar një këngë që përmban vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Shugurimi i Joanikijes ka shkaktuar incidente edhe midis malazezëve dhe serbëve të Malit të Zi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit