Home Aktualitet Gjendet një a...

Gjendet një automjet i djegur në Korçë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

17
0

Në fshatin Mborje në Korçë është gjetur një automjet i djegur tip “Benz”. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Mësohet se mjeti i djegur është në pronësi të shtetasit A. Cene.

Automjeti ka qenë i parkuar në rrugë pranë banesës së tij, ndërsa si pasojë e flakëve është djegur plotësisht.

Ndërkohë mësohet se A. Cene ka deklaruar në polici se nuk ka pasur asnjë konflikt, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 18.11.2021, rreth orës 02:30, në fshatin Mborje, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij.

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit