Home Aktualitet Gjiknuri i pë...

Gjiknuri i përgjigjet PD-së: S’ka marrëveshje nafte të qeverisë me kompani të lidhura me rusët

69
0

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri gjatë fjalës në seancën plenare në Kuvend, garantoi se nuk ka marrëveshje nafte të qeverisë shqiptare me “Terra-Oil” për fushat e Gorisht-Kocul. Ai i cilësoi shpifje akuzat e opozitës për dhënie licence nafte një kompanie me lidhje me McGonigal.

“Së pari, për kompaninë që ju aludoni, bëjini pyetjen vetes, si erdhi kompania “Terra-Oil” në Shqipëri? Kush e solli në Shqipëri atë për herë të parë? E ka sjellë qeveria e Sali Berishës në vitin 2010. Një kompani zviceriane, e cila ka një avokat shqiptar si përfaqësues këtu në Shqipëri, dhe që u fut në tregun shqiptar në fushat e naftës, në fushën e Visokës, me marrëveshje të drejtpërdrejtë të Sali Berishës. Kur kjo kompani na del se merr pjesë në një garë me tender ndërkombëtar, jo si ju në mënyrë të drejtpërdrejtë, na që ka problem!

E dyta, gënjeni haptazi kur thoni ka një marrëveshje të lidhur për fushat e naftës. Sot që flasim, le të nxjerrë dikush ku është marrëveshja e lidhur! Nuk ka marrëveshje nafte të qeverisë shqiptare me “Terra-Oil” për fushat e Gorisht-Kocul. Vërtet pati një garë të hapur, pati një luftë mes kompanive, çështja ka përfunduar në gjykatë dhe nuk ka asnjë vendim gjykate që ju e citoni këtu.

Ai vendim i marrë në gjykatën e Vlorës, që nuk ishte kompetente sepse ishte gjykata administrative e Tiranës që duhej të shprehej, është prishur, nuk është më fare ai vendim. Për çfarë e citoni ju këtu kur çështja është në gjykim në Shkallën e Parë në gjykatën administrative”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit