Home KRYESORE Gjiknuri: PS ...

Gjiknuri: PS dorëzon sot në SPAK padinë penale kundër Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit

508
0

Sekeratari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka deklaruar se Partia Socialiste do të dorëzojë sot në SPAK padinë penale ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendin lidhur me protestën e 21 janarit 2011, ku u vranë katër protestues në bulevard.

“PS do të depozitojë sot në SPAK padi penale ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendin. Dialogjet e bëra publike tregojnë se vrasjet u urdhëruan nga lart. E kemi drejtuar gishtin te Sali Berisha menjëherë pas ngjarjeve tragjike.

Nuk besoj se ka pasur qytetarë që nuk e kanë kuptuar që porositësit ishin Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Drejtësia e kohës zgjodhi të mos e shikonte. Edhe drejtësia e re është treguar e pafuqishme. Prova e re e bërë publike përmban të dhëna mbi fakte të reja që nuk i janë nënshkruar hetimeve të mëparshme. Janë dhënë urdhra për të shtënë me armë zjarri ndaj personave të pafajshëm. Përfshirja e ministrit Lulzim Basha në komunikim me radio rezulton e provuar.

Ndërhyrja e tij është bërë me porosi për të dhënë urdhrin e Sali Berishës. Nga deklarimet e bëra publike, krijohet bindja se Berisha ka qenë nën drejtimin e gardës përmes komunikimit me Bashën dhe Prendin. Nuk kemi të bëjmë me vrasje nga pakujdesia”, deklaroi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit