Home POLITIKE Gjiknuri reag...

Gjiknuri reagon pas takimit me Yuri Kim: Folëm për zgjedhjet vendore

139
0

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, priti sot në një takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim. Në një postim në rrjete sociale, numri dy i socialistëve bën me dije se zgjedhjet e 14 majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit.

“Pata kënaqësinë të mikprisja në selinë e Partisë Socialiste ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit. E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krah të Shqipërisë në përpjekjen për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, thotë Gjiknuri në reagimin e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit