Home Aktualitet Gjoba nga 500...

Gjoba nga 500 mijë deri në 1.5 milion për bizneset nëse përdorin qese plastike

83
0

Nga dita e sotme do të fillojnë gjobat për përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe. Në 1 qershor Shqipëria i tha ‘Jo’ përdorimit të qeseve plastike dhe hyri në fuqi vendimi për të ndaluar shitjen në çdo njësi tregtare të qeseve njëpërdorimshe dhe do të përdoren vetëm ato qese që kanë trashësi mbi 70 mikron.

Kryeministri Edi Rama tha se kjo është një mënyrë për të mbrojtur Shqipërinë dhe fëmijët nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike. Personat që prodhojnë, importojnë ose hedhin në treg qese plastike njëpërdorimshe do të gjobiten me 500 mijë lekë dhe në rast përsëritjeje vlera do të jetë 1.500.000 lekë dhe me sekuestrim të gjithë sasisë së qeseve plastike të ndaluara. Në rast se e përsërisin, bizneseve u hiqet licenca.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit