Home Aktualitet Gjykata e Pos...

Gjykata e Posaçme lë në burg 5 të arrestuarit për inceneratorin e Fierit

34
0

Gjykata Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 5 të arrestuarit, për inceneratorin e Fierit.

5 të arrestuarit përballë gjyqtares Irena Gjoka kanë mohuar akuzat, duke u shprehur se ata kanë ndjekur vetëm proceduarat ligjore, komform rregullave dhe legjislacionit shqiptar.

Në burg do qëndrojë Arben Dervishaj, që ka pas rolin e mbikqyrësit dhe sipas prokurorisë ka firmosur shkresa që punimet kanë përfunduar, por në të vërtet në inceneratorin e Fierit nuk është kryer asnjë punuë, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 4 mln eurosh. Gjithashtu ne burg do qëndrojnë edhe Regan Merdani, Gëntian Zifla, Robert Shabani, Enver Sheshi, administratorë te firmave kontraktore, të cilët kanë firmosur shkresa fiktive pëe punë të pakryera duke shkaktuar një dëm prej 60 mln lekësh përmes mashtrimit me TVSH-në. Ndërkohë hetimet për incemeratorin e Fierit janë ende në vijim. Burime nga SPAK bëjne me dije se nuk përjashtohet mundësia që për aferën e inceneratorin e Fierit të ketë arrestime të tjera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit