Home Aktualitet Gjyqtari Pëll...

Gjyqtari Pëllumbi e dërgoi në burg, por në 2014 Saimir Tahiri kërkoi ndëshkim për të

578
0

Vendimi për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me 3.4 vite burg erdhi nga një trupë gjykuese, e kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Në vitin 2014 Tahiri përgatiti një listë gjyqtarësh për të cilët kërkoi ndëshkim, për vendime absurde dhe që betonizonin kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit, duke liruar të arrestuarit nga policia për krime të rënda. Tahiri e akuzonte Pëllumbin për 3 raste.

Rasti më i rëndë ishte ai se Pëllumbi kishte liruar nga burgu Hekuran Meçanaj, i arrestuar nga policia për vrasje nga pakujdesia.

Një tjetër rast ishte ai i Eqerem Braçit, i cili u arrestua për plagosje të rëndë me dashje, ndërkohë që gjyqtari Engert Pëllumbi i dha “arrest në shtëpi”.

Rasti i tretë ka të bëjë me një aksident me pasoja, të akuzuarin serish gjyqtari e la të lirë. Për të tre këto rastet prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit