Home Aktualitet Gjyshja rrëmb...

Gjyshja rrëmbeu nipin dhe u zhduk, flet xhaxhai i 3-vjeçarit

25
0

Xhaxhai i 3-vjeçarit, i cili prej gati një jave rezulton i zhdukur pasi u rrëmbye nga gjyshja e tij nga ana e të atit, është shprehur se mes prindërve të tij dhe nuses s’ka pasur konflikte.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, xhaxhai i të miturit rrëfeu se i vëllai, 35-vjeçari Avni Gjuni, humbi jetën në një aksident tek Kthesa e Kamzës rreth 1 vit më parë dhe pas vdekjes së tij, e shoqja, Ile Gjuni u largua nga banesa së bashku me të birin.

“Mërzia e humbjes së çunit është, nga dëshira për ta pasur nipin afër, ngaqë hunbi djalin nipi sikur ia zëvëndeson pak a shumë vendin e atij”, tha ai, duke shtuar se gjyshja s’përbën rrezik për jetën e 3-vjeçarit.

“Vëllai im, që është ish-bashkëshorti i nuses ka vdekur më shumë se një vit më parë tek Kthesa e Kamzës në aksident. Mes nuses dhe vjehrrit e vjehrrës nuk ka pasur konflikte për nipin. Kanë arritur marrëveshje për takim me nipin. Pasi i vdiq bashkëshorti, nusja iku nga banesa për të parë jetën e vet.

Nuk na vjen mirë, është një gjë që se komentoj dot. Mërzia e humbjes së çunit është, nga dëshira për ta pasur nipin afër, ngaqë hunbi djalin nipi sikur ia zëvëndeson pak a shumë vendin e atij. Nga kjo mund të jetë nisur.

Nuk ka shans për rrezikshmëri. Nuk është rruga e duhur kjo, mendimi im personal. Por ajo e ka marrë që e do shumë, jo për ti bërë dëm.

Për jetën e fëmijës nuk përbën rrezik. Ai mund të jetë ndaluar për rrethanat, por jo se ka dijeni. Shteti do të bëjë punën e vet.

Kosova dhe Kukësi është afër, ne njohim njerëz andej por nuk kemi hyrje-dalje të shpeshta.

Me familjen e vajzës nuk kemi folur dhe s’kemi hyrje dalje, edhe në rrugë kur e kemi takuar, është njeri perfekt.“- deklaroi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit