Home Aktualitet Gjysma e shqi...

Gjysma e shqiptarëve drejt varfërisë. Rritja e çmimeve nxori të fituar qeverinë

67
0

Nivelet e mirëqenies në Shqipëri do të bien me 4%, kjo për shkak të inflacionit të lartë. Varfëria do të rritet me 8.4% në vendin tonë. I varfëri do të bëhet më i varfër dhe shtresa e mesme do të vazhdojë të rrëshqasë përditë e më shumë drejt varfërisë.

Marrim si shembull një familje me katër persona, ku dy prindërit marrin pagë mesatare zyrtare të Republikës së Shqipërisë, nga 52 mijë lekë të vjetra. Kjo familje për shkak të nivelit të inflacionit, rritjes së çmimeve që kanë ndodhur, sot mund të quhet zyrtarisht e varfër.

Nëse vazhdojmë me këto ritme të rritjes së inflacionit, dhe me këtë nivel konsumi dhe të ardhurash që kemi, në fund të vitit 2023 gati 50 % e popullatës do të jetë zyrtarisht e varfër, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore. Me pagën mesatare sot në Republikën e Shqipërisë, para një viti, një qytetar mund të blinte 300 litra naftë. Sot më të njëjtën pagë, qytetari mund të blejë rreth 220 litra naftë, pra 80 litra më pak.

Çmimi mesatar i vezës në vitin 2021 ka qenë diku tek 19 lekë, tani është 40 lekë, që I bie rreth 250% inflacion. E normalisht të njëjtën gjë kemi tek vaji, qumështi, kosi, djathi, gjalpi etj. Pra inflacioni nuk mund të jetë 7%, të paktën për mallrat e shportës është shumë më i lartë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit