Home Euro 2020 Gosens: Mbrëm...

Gosens: Mbrëmje e paharrueshme, nuk ja kërkova fanellën Ronaldos!

4
0

Robin Gosens ishte lojtari më i mirë i ndeshjes Portugali-Gjermani. Kombëtarja e drejtuar nga Joachim Loë mori tre pikë jetike në grupin F të Euro 2020. Anësori i majtë i Atalantës po konfirmon formën fantastike të sezonit të kaluar edhe te Gjermania. Gol, asist dhe shumë aksione në krahun e tij.

“Ishte një mbrëmje e paharrueshme për mua, në çdo aspekt. Fituam ndaj një skuadre realisht të fortë, dhamë gjithçka në fushë. Gjeta asistin dhe golin tim të parë në Euro 2020, jam i lumtur dhe ndihem krenar.

E dinim që duhet të fitonim me çdo kusht ndaj Portugalisë, një humbje do na e bënte situatën shumë të vështirë. A i kërkova fanellën Ronaldos? Jo, sepse dua të shijoj këtë fitore. Nuk ia kërkova fanellën“, deklaroi Gosens.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit