Home Aktualitet Grabitja e Na...

Grabitja e Nazmi Çangut, gazetaret Hoxha dhe Lala japin detaje: Jepte para me fajde

248
0

Në Fushë-Krujë 10 maska u futën në shtëpinë e Nazmi Çangut, ku e grabitën dhe i prenë gishtat. Gazetarja Anila Hoxha tha në ”Open”, se grabitësit e kishin monitoruar biznesmenin me një makinë të vjedhur.

”Grabitësit e kanë monitoruar, dhe 4 ditë më parë, ka të dhëna për një automjet të vjedhur që i ka survejuar lëvizjet e të zotit të shtëpisë. Vajza e tij thotë se nja nga autorët s’kishte maskë, por Nazmi Çangu ka dhënë disa versione, ku ata thonë se kërkoni dokumente, që dyshohet pra të jetë grabitje për çështje fajdesh. Policia shpreson që të gjejë disa të dhëna, shpresa më e madhe lidhet me identifikimin e autiomjetit”.

Kurse Klodiana Lala tha se fakti që Nazmi Çangu e ka kafshuar një nga grabitësit mund të zbardhë më tej ngjarjen.

”Bëhet fjalë për 5 persona, që janë pyetur. Dyshohet se ata kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës , dhe kanë mbyllur në një dhomë anëtarët e familjes. Biznesmeni nuk tregon se çfarë dokumentash kanë marrë, por duke qenë se ai merrej me fajde, dhe ka qenë dëshmitar në procesin e Emiljano Shullazit.

Prokuroria ka informacione që kanë hyrë 5 persona, por ka një detaj të rëndësishëm që Nazmi Çangui njërin prej tyre e ka kafshuar. Se gjurmët e gjakut të tij ka mbetur në bluzën e Nazmi Çangun. Unë s’do ta quaj biznesmen Çangun, se ai merret me fajde”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit