Home Aktualitet Grenell merr ...

Grenell merr çmimin “Game Changer” nga Trump: Do të punojmë sërish bashkë!

138
0

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump dhe prezantuesja e “Fox News”, Jeanine Pirro i dhanë çmimin “Game Changer” (njeriu që ndryshon lojën) diplomatit amerikan, Richard Grenell.  Eventi i Republikanëve është zhvilluar mbrëmjen e kaluar përmes një ceremonie të veçantë.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë ka vlerësuar diplomatin Grenell si bashkëpunëtorin e tij të shkëlqyer, njeri me guxim të madh dhe një zëdhënës i mirë për të gjithë amerikanët.  Trump u shpreh se për të ishte një nder që të punonte me Richard Grenell, ndërsa deklaroi se ata do të jenë bashkëpunëtorë sërish në të ardhmen.

Fjala e Trump për Grenell

“Ric (Richard Grenell) ishte vërtet një person i guximshëm. Melania (Zonja e parë Melania Trump) kishte përmenduar fjalën guxim. Ric ka guxim të madh. Disa njerëz nuk e kishin atë guxim. Mendova se do ta kishin por jo. Ata u ‘mbytën’. Disa u mbytën si qen dhe disa të tjerë nuk duhej të ishin aty në fillim. Dhe pastaj Ric, kishim edhe disa njerëz të mrekullueshëm.

Por Ric kishte guxim të jashtëzakonshëm. Ai shkoi atje dhe ‘pastroi shtëpinë’, Jeanine e tha më mirë se çdokush mund ta thoshte, ajo e kupton atë më mirë se shumica, por ai hyri dhe ‘pastroi shtëpinë’ dhe unë isha shumë krenar për të, dhe ishe një gjë e bukur, e mrekullueshme për të parë.

Ne jemi me ju gjatë gjithë rrugës, ne kemi qenë me ju që në fillim. Nuk ka pasur zëdhënës më të mirë, jo vetëm për njerëzit në këtë sallë, por njerëzit në vendin tonë. Kështu që, Ric, dua vetëm të të përgëzoj, je një njeri i veçantë si dhe i fortë fizikisht dhe psikologjikisht. Dhe ishte një nder të punoja me ju dhe kam një ndjenjë se do ta bëjmë përsëri”.

E pranishme në eventin e Republikanëve ka qenë edhe aktivistja shqiptaro-amerikane e Partisë Republikane, Evi Kokalari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit