Home Aktualitet Greqia ndrysh...

Greqia ndryshon mendje dhe pranon ndihmën nga Shqipëria. Nisen 58 persona dhe 10 mjete në luftën ndaj zjarreve

83
0

Pas refuzoi ndihmën e Shqipërisë për ta ndihmuar në situatën e vështirë që po kalon për zjarret, Greqia është tërhequr dhe ka pranuar ndihmën e vendit tonë.

Pavarësisht tensioneve të ditëve të fundit për çështjen Beleri, Shqipëria u tregua e gatshme që të ndihmojë Greqinë ku deri më tani janë shënuar 20 viktima nga zjarret, por Athina refuzoi me argumentin se nuk kishte nevojë.

Pas një kërkese të Greqisë për ndihmë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, ku bën pjesë edhe Shqipëria, 58 forca zjarrfikëse janë nisur tashmë për në vendin fqinj për të asistuar me ndihmë.

PËRGJIGJE E SHQIPËRISË KËRKESËS PËR NDIHMË

Shqipëria nëpërmjet Minsitrisë së Mbrojes, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për ndihmë të dërguar nga Greqia në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, ekipi i ofruar Greqisë për ti shkuar në ndihmë, është 1 Modul me total 58 persona dhe 10 mjete, të ndara si më poshtë:

• 47 zjarrfikës dhe 6 automjete zjarrfikës.
• 9 operator per mbështetjen logjistike dhe 2 Koordinator nga AKMC me 4 automjete.

Ekipi Shqipetar i koordinuar nga AKMC në kuadër të bashkepunimit me ERCC, është i përbërë nga Strukturat Operacionale të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, ku vlen për tu theksuar pjesëmarrja e menjëhershme e strukturave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi të Bashkive nderkufitare si Korça, Dropulli, Maliqi dhe Gjirokastra, me konkretisht ekipi si më poshtë:

– 2 persona nga AKMC me Automjet-Për Koordnimin dhe pika kontakti me UCPM
– 15 zjarrfikës dhe 3 mjete zjarrfikëse nga Strukturat Operacionale të Emergjcave Civile
– 10 zjarrfikes dhe 1 mjes furgon
– 2 mjeke dhe 1 autoambulance
– 5 zjarrfikes-1 mjet zjarrfikes nga Bashkia Maliqi
– 5 zjarrfikes-1 mjet zjarrfikes nga Bashkia Korca
– 4 zjarrfikes-1 mjet zjarrfikes nga Bashkia Dropull
– 5 zjarrfikes-1 mjet furgon nga Bashkia Gjirokasra
9 persona shofer dhe llogjistika

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit