Home KRYESORE Grevë urie pa...

Grevë urie para kryeministrisë, ky është paralajmërimi i banorëve të Laprakës dhe Paskuqanit

263
0

Protesta e banorëve të Laprakës dhe Paskuqanit para kryeministrisë solli që ata vendosën që nëse deri ditën e martë nuk iu jep zgjidhje bashkia dhe qeveria, atëhere krejt banorët e kësaj zone do të fillojnë grevën e urisë para kryeministrisë.

Kronika e sotme e ngjarjes:

Banorët nuk pranojnë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës, pasi e cilësojnë atë të padrejtë. Ata i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama, që ta lexojë akt-marrëveshjen, pasi kështu, sipas tyre, ai do të kuptojë se nuk do ta firmoste as për shtëpinë e tij në Surrel.

“Një ndër gjërat më të vështira qenka kur mundohesh të krijosh dialog me një mashtrues, siç është kryebashkiaku. I kërkoj që kohën që na e dedikon neve duke na mashtruar, ta dedikojë për zgjidhje. Banorët janë treguar shumë të qytetëruar. Po bëhet një propagandë e hapur. Ai mashtron kokërr për kokërr. Unë shoh për ditë komshinjtë e mi, që u janë shembur shtëpitë dhe flenë nën rrënoja. Akt-marrëveshja fillon me një akt dhurimi. Unë nuk ja dhuroj shtëpinë bashkisë dhe askush që është këtu. Mes një qeverie negative dhe një bashkie shumë më negative, mendoj se kjo bashkia po mashtron dhe kryeministri vetë. I kërkoj Ramës ta marrë vetë atë akt-marrëveshje, ta lexojë për 7 minuta, dhe do të kuptojë se ai vetë për shtëpinë e tij në Surrel nuk do ta firmoste në asnjë mënyrë. Ne po mbrojmë të drejtën. Erion Veliaj nuk është zotëri fare, sepse thotë se po përdorim gra e fëmijë. I them se nuk jemi marrë me mamin tat, babin tat apo fëmijën tat”, tha njëri prej protestuesve.

Protestuesit kanë paralajmëruar dhe grevë urie nëse nuk marrin zgjidhje.

“Po shohim si opsion futjen në grevë urie para kryeministrisë sepse shumë shpejt do fillojë shembja e banesave. janë shënuar me kryq. Është e patolerueshme, duam zgjidhje. Atëherë kur të marrim zgjidhje ju mund të vijoni punën. Po shohim si opsion futjen në grevë urie deri në vetëflijim. Në të gjithë Shqipërinë ka projekte, ka çështje prone, ka konflikt për pronën. I ftoj të gjithë të na bashkohen neve. Çdo person që ka konflikt për pronën, të kërkojmë një nismë ligjore që të marrë fund njëherë e mirë çështja e pronës”, deklaruan banorët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit